5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Banka Kombëtare e Zvicrës shënon humbje rekord prej 142,4 miliardë dollarësh

Më të lexuarat

Në deklaratën e bërë nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB), thuhet se banka ka shënuar një humbje prej 142,4 miliardë dollarë në periudhën janar-shtator për shkak të luhatjeve të larta në tregjet e arit, valutës dhe kapitalit

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) njoftoi një humbje prej 142,4 miliardë frangash zvicerane (142,4 miliardë dollarë) në nëntë muajt e vitit për shkak të luhatjeve të larta në tregjet valutore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga SNB, thuhet se banka ka shënuar një humbje prej 142,4 miliardë frangash zvicerane në periudhën janar-shtator për shkak të luhatjeve të larta në tregjet e arit, valutës dhe kapitalit.

Vlen të përmendet se humbja në fjalë ishte më e madhja në historinë 115-vjeçare të SNB-së.

Humbja totale e SNB-së, e cila kohët e fundit ka rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin, ishte 141 miliardë franga zvicerane në 9 muaj për shkak të zhvlerësimit të obligacioneve dhe aksioneve që bleu dhe 1,1 miliardë franga zvicerane nga pozicioni i arit dhe humbjet në pozicionet në valutë të huaj.

Ekspertët deklaruan se vazhdimi i humbjeve të mëdha mund të shkrijë kapitalin e SNB-së, i cili ishte 204 miliardë franga zvicerane në fund të vitit 2021.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit