3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Banka Islamike hapë një fond për studime shkencore

Më të lexuarat

Banka Islamike për Zhvillim (IDB), lançoi të martën zyrtarisht fondin 500 milionë dollarësh për forcimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në botën islame.

 

milionë dollarësh për forcimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në botën islame.

Lançimi i fondit, nënkupton përkrahjen për shkencëtarët në 57 shtete anëtare të IDB-së ndërkohë që shpalosja e tij u bë gjatë takimit të 43 vjetor, i cili këtë vit po mbahet në Tunizi.

Kreu i IDB-së, Bandar Hajjar, në fjalimin e tij tha se fondi ka brenda vetes një potencial të jashtëzakonshëm për të krijuar një ekosistem inovativ në shtetet në zhvillim.

“Nuk është gjithçka tek këmbimi i ideve, është me rëndësi edhe financimi i projekteve”, tha ai.

Hajjar shtoi më tej se 57 shtete anëtare të IDB-së përballen me sfida të shumta zhvillimore dhe se pjesa më e madhe e tyre, nuk mund të zgjidh problemet vet.

Shkenca, teknologjia, inovacioni dhe sipërmarrja janë shumë të rëndësishme për të krijuar një ambient të shëndoshë të veprimit.

“IDB dëshiron të bëhet një katalizator në mënyrë që njerëzit të mund të çojnë përpara procesin e zhvillimit”, shtoi ai.

Dr. Hayat Sindi, këshilltare shkencore e kreut të IDB-së, tha se banka dëshiron t’i ofrojë mundësi secilit shkencëtar, me theks të veçantë tek nxitja e të menduarit kreativ.

“Duhet të jemi më bujarë dhe të rrezikojmë më shumë. Fondi ka pranuar 700 aplikacione nga Turqia, Arabia Saudite, Tunizia dhe Malajzia”, tha ajo.

Në ceremoninë solemne të takimit të 43 vjetor të Bankës Islamike për Zhvillim, të pranishmëve iu adresua edhe prof. Zakari Abdulhamid, këshilltar i Kryeministrit të Malajzisë për çështje të Shkencës. Ai tha se IDB ka qenë shumë e suksesshme për sa i përket ndryshimit të jetëve të njerëzve në dy dekadat e fundit.

Sipas tij, shtetet e Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) shpenzojnë më pak se 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për kërkim dhe zhvillim ndërsa shtetet e zhvilluara shpenzojnë 2.5 për qind.

Ndryshe, në takimin pesëditor në Tunizi marrin pjesë përfaqësues të 57 shteteve anëtare të IDB-së, zyrtarë të lartë qeveritarë në mesin e të cilëve ministra të financave, ekonomisë, planifikimit dhe zhvillimit ndërkombëtar. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit