-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ban: Sulm i “tmerrshëm terrorist”

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka vlerësuar si sulmi në Pakistan, me ç’rast u vranë së paku 69 vetë, shumica gra dhe fëmijë, dhe u plagosën qindra të tjerë, paraqet “akt të tmerrshëm të terrorizmit”, njofton REL.

Mëtutje, në deklaratën e Kombeve të Bashkuara, theksohet se “sekretari i përgjithshëm e dënon sulmin vetëvrarës me bombë në parkun Gulshan-i-Iqbal në qytetin Lahore në Pakistan”.

Ky sulm u bë në një një park ku kishte përplot njerëz, derisa të krishterët e festonin Ditën e Pashkëve.

Zoti Ban u ka bërë thirrje autoriteteve të Pakistanit “që të bëjnë çdo gjë të mundur për vendosjen e masave mbrojtëse për ta siguruar secilin individ, përfshirë kominutetet religjioze pakicë, që jetojnë në vend”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit