12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ban Ki-moon: Njerëzit e prekur nga krizat presin veprime humanitare

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka mbajtur një fjalim në hapjen e Samiti Botëror Humanitar, ku ka theksuar se është ndikuar në historitë e suksesshme nën kushte të vështira të refugjatëve nga Uganda dhe sirianëve të cilët mbajtën fjalim para tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se është emocionuar shumë nga qëndrimet e vendosura dhe punimet e këtyre personave, ai ka shprehur falënderimet kryesisht ndaj Turqisë për ndihmën e dhënë dhe për samitin i cili mbahet për herë të parë në këtë kuadër.

“Për disa njerëz paraja, fama, forca mund të jenë shumë të rëndësishme, por ne këtu përfaqësojmë drejtësinë, shpresën dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët. Si asnjëherë më parë ka nevojë për veprime humanitare globale. Në botë ndodhen 130 milionë persona në nevojë për të mbijetuar ku dhe këto nevoja janë rritur në masa të paparë ndonjëherë më parë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne ndajmë vetëm humanizmin dhe përgjegjësitë e përbashkëta. Ne duhet të kalojmë në veprim sa më parë jo vetëm për të mbajtur në jetë njerëzit, por në të njëjtën kohë ti ofrojmë atyre një mundësi për një jetë më dinjitoze”, u shpreh Ban Ki-moon.

Ai ka theksuar se agjenda e sesioneve që do të mbahet në Samitin Botëror Humanitar është përcaktuar si rezultat i konsultimeve të bëra me 23 mijë persona nga më shumë se 50 vende të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit