1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ban Ki-moon e pranon se UN po dështon në Siri

Më të lexuarat

​Sekretari gjeneral i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon e ka pranuar se Këshilli i Sigurimit po dështon me Sirinë, për shkak se fuqitë e mëdha i kanë bllokuar veprimet për t’i dhënë fund konfliktit që ka shkaktuar humbjen jetës për qindra njerëz dhe po ashtu eksodin më të madh të refugjatëve në këtë gjeneratë.
Ban Ki-moon ka thënë se Rusia dhe Kina duhet të shohin pirjet interesave kombëtare dhe të ndalojnë së bllokuari zgjidhjen e problemit në Siri nga Këshilli i Sigurimit.

”Na duhet pak solidaritet, qëllim për bashkim, sidomos në mes anëtarëve të këshillit të sigurimit”, ka thënë sekretari i OKB-së për gazetën the Guardian, transmeton Klan Kosova. “Kur këto shtete janë të ndara në qëndrime, është ekstremist e vështirë që OKB-ja të ndërmarrë veprime. Kjo është arsyeja pse u kam bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të shikojnë përtej interesave nacionale. Duhet të drejtohemi kah interesi global”.

Rusia dhe Kina, dy vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në disa raste i kanë bllokuar rezolutat kritikuese të qeverisë siriane, duke kërcënuar me sanksione.

Vitin e kaluar Moska dhe Pekini kishin votuar kundër propozimit të 13 vendeve anëtare jo të përhershme të këshillit të sigurimit, që konflikti në Siri të investigohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit