1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ban Ki Moon dënon sulmin terrorist në Stamboll

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmin terrorist në Stamboll të Turqisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze AFP, Ban Ki Moon sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara me anë të një deklarate dënoi sulmin terrorist në qytetin Stamboll të Turqisë duke e quajtur krim çnjerëzor.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara shpresoi në zbulimin e aktorëve të këtij sulmi dhe dënimin e tyre. nga shpërthimi i djeshëm në një zonë turistike të Stambollit, 10 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën.
Në të njëjtën kohë Frank Walter Shtajnmajer ministër i jashtëm i Gjermanisë njoftoi vrasjen e 8 turistëve gjermanë dhe plagosjen e të paktën 9 të tjerëve gjatë këtij shpërthimi në Stamboll.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë tha: Ne dënojmë këtë akt të egër terrorist dhe e dënojmë atë rreptësisht. Ai njëkohësisht u ka bërë thirrje turistëve gjermanë që gjatë vizitave në Turqi të respektojnë pikat e sigurisë të përcaktuara nga ana e ministrisë së jashtme.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit