Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon thotë se dhuna ndaj migrantëve nga ana e autoriteteve hungareze është e papranueshme.
Policia përdori gazlotësjellës dhe topa uji kundrejt refugjatëve.
“Isha i tmerruar të shoh trajtimin e këtyre refugjatëve dhe migrantëve. Është e papranueshme”, tha Ban.
Ai bëri thirrje që refugjatët të trajtohen me dinjitet, pasi dhunën dhe luftën i kanë përjetuar.
Të mërkurën policia hungareze për orë të tëra u përlesh me qindra refugjatë në kufi me Serbinë.