3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Balotelli ndërron klubin, por jo shprehitë

Më të lexuarat

Mario Balotelli është futur sërish në telashe, pasi është ndalur nga policia për shkak se e ka tejkaluar shpejtësinë gjatë vozitjes.
25-vjeçari është kthyer në San Siro në formë huazimi nga Liverpooli dhe te Rossonerët ka nënshkruar edhe një marrëveshje për sjellje strikte.

Megjithatë, sipas Giornale di Brescia, italiani është kapur nga policia në qytetin e Brescias (ku është rritur) dhe i është marrë leja e vozitjes.

Sipas gazetës, SuperMario ishte duke vozitur në shpejtësi 90 km/h me Lamborghinin e tij në një rrugë ku shpejtësia ishte e kufizuar në 50 km/h.

Ai e ka pranuar menjëherë fajin duke thënë se nuk ishte i vetëdijshëm se e ka tejkaluar shpejtësinë, megjithatë leja i është suspenduar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit