Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli është duke kaluar një kohë aspak të mirë në Anfield Road, madje ai nuk kishte marrë pjesë as në turneun para sezonal të Liverpoolit në Azi dhe Australi, por ai mund të transferohet në ligën e tretë të Italisë në mënyrë që të mund të rigjejë formën e tij të dikurshme.
Marco Amelia, president nderi i klubit Lupa Castles dhe ish-portier i Livornos dhe Milanit dëshiron që ta transferojë mikun e tij, Mario Balotelli në këtë skuadër për ta rikthyer dëshirën për të luajtur futboll, transmeton Koha.net.
“Qëllimi ynë është që të sjellim një shok këtu, një lojtar që në këto momente ka nevojë për qetësi sepse e shohim se ai më nuk dëshiron të luajë, ka fansa kundër dhe nuk është në gjendje që të shfaq se kush është”, ka thënë Amelia për “Sky Sports”.
“Duke ecur dy hapa prapa do të tregonte se ai është i gatshëm për ndryshime. Do të përpiqem që ta thërrasë Mario Balotellin, sepse do ta ketë mjaft të vështirë të luajë tani. Ai duhet të rigjejë formën e tij të dikurshme, qendra e Lupa Castles është në Romë, pra do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka përfunduar Amelia.