Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor, ku do të marr pjesë në takimin e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”
Siç raportojnë mediat serbe, në takimin e Tiranës, nikoqir i të cilit do të jetë kryeministri shqiptar Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, transmeton Telegrafi.
Takimi i fundit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të muajit nëntor në Beograd.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq atëherë paralajmëroi se takimi i ardhshëm do të mbahet në pjesën e dytë të muajit dhjetor, ku siç pritet do të mund të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit lidhur me lejet e punës.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje leja e punës, e lëshuar në cilëndo nga tri vendet, do të vlente për vendet anëtare të iniciativës, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut. /Telegrafi/