4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Ballë për ballë Kosovë-Serbi, ç’të reja ka nga Brukseli?

Më të lexuarat

Lajçak njofton hiçasgjënë e një takimi: Shihemi nga e hëna!

Miroslav Lajçak ka biseduar me negociatorët e Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për çështje të tjera.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të martën, pas takimit me negociatorët e dy palëve në Bruksel, se janë pajtuar që biseda të vazhdojë të hënën, më 25 mars.

Lajçak ka shkruar në platformën X se ka diskutuar me negociatorët e Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi, zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe çështje të tjera, përfshirë pasojat e vendimit nga  Banka Qendrore e Kosovës për euron si mjetin e vetëm të pagesës me para të gatshme në Kosovë, e cila eliminoi dinarin nga 1 shkurti.

“Ne ramë dakord të vazhdojmë me këto çështje të hënën e ardhshme (25 mars), ndërsa liderët (të Serbisë dhe Kosovës) do të duhet të merren me Marrëveshjen”, ka shkruar Lajçak.

Pas takimit, Petkoviç tha se delegacioni serb ka insistuar para së gjithash për formimin e bashkësisë të komunave serbe dhe se çështja e dytë kryesore ka qenë vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit.

Bislimi theksoi se deri të premten Kosova dhe Serbia do të dërgojnë propozime për zgjidhjen e çështjes lidhur me dinarin dhe se për këtë pritet të diskutohet javën e ardhshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit