3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Baliq e quan skandaloz shfajësimin e Millosheviqit nga Haga

Më të lexuarat

Gjykata ndërkombëtare për krime për ish-Jugosllavinë në Hagë ka vendosur që ish-presidenti tashmë i vdekur i Serbisë, Slobodan Millosheviq, nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediet ndërkombëtare.
Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karagjiqin për krime lufte me 40 vjet burgim, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Slobodan Millosheviqi nuk ishte pjesë e “grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje.
Sipas trupit gjykues, nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviqi ishte pajtuar me planin e Karagjiqit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.
Mirëpo, për ish-liderin e boshnjakëve të Kosovës dhe aktivistin Numan Baliq, ky është një skandal dhe fyerje për popullin boshnjak dhe për shqiptarët e Kosovës.
“Në të vërtetë është vendim skandaloz dhe lajm shumë i keq për boshnjakët e Bosnjës, por edhe për të gjithë që kanë përjetuar represionet dhe krimet e Millosheviqit, mes tyre edhe Kosova”, tha ai

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit