Analisti politik Bashkim Bakiu nëpërmjet një statusi në facebook ka kërkuar nga shteti shqipëtarë që të mos na quajn të prapambetur vetë pse i takojmë besimit islam , përcjell Agjencia e Lajmeve Flaka.
“Të dashur dhe të respektuar miq nga mëmëdheu, e di se keni me shum probleme se neve atje, ne këndej trishtohemi kur hapim ekranet dhe degjojme/shohim vrasje/vetëvrasje/drogë/kontrabandê dhe më keq. Por së paku, edhe pse shum rrallë, por edhe atëherë kur trajtoni tema për shqiptarët e maqedonisë, ftoni njerëz nga Maqedonia, në bazë të realitetit që kemi, jo vetëm shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria të të cilë kanë paragjykime të trajtojnë tema reth neve.
Shqipëria është shembull i tolerancës ndërfetare mes shqiptarëve, ju lutem shum mos na “quani” të prapambetur vetë pse i takojmë besimit islam, mos e paraqitni islamin si rezik, sepse nuk jemi nga sot shqiptarë, mos na quani “Kandahar”, sepse së fundmi feja êshte private, dhe asnjëherë nuk ka rezikuar kombësine ton.
Tek Shqiptarët e Maqedonise ka shum të reja dhe të rinjë që me bukur mund ti trajtojne temat, për të cilat disa apriori kanë paragjykime.” shkruan Bashkim Bakiu analistë politik./FLAKA.info/