1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Bakir Izetbegoviç i bëri një vlerësim rezultateve të referendumit në Turqi

Më të lexuarat

“Rezultati do të çojë në stabilitet dhe do të forcojë edhe më shumë Turqinë në rajon”, deklaroi Bakir Izetbegoviç.

Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Bakir Izetbegoviç në lidhje me referendumin e mbajtur ditën e djeshme në Turqi ka vlerësuar se “Rezultati do të çojë në stabilitet dhe do të forcojë edhe më shumë Turqinë në rajon”.

Izetbegoviç ka vlerësuar referendumin në Turqi në një deklaratë të bërë për gazetarët gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet të mbajtur në kryeqytetin Sarajevë.

Duke shprehur se është i kënaqur që sipas rezultateve jozyrtare në referendum ka dalë “po” në referendumin e mbajtur për ndryshimet kushtetuese Izetbegoviç ka vënë në dukje se votimi popullor në 10 vitet e fundit është mbështetur edhe nga një pjesë e popullatës që janë opozitarë në disa çështje.

Lideri boshnjak duke përgëzuar popullin turk për rezultatin e dalë tha se “Rezultati do të çojë në stabilitet dhe do të forcojë edhe më shumë Turqinë në rajon”.

Ndër të tjera duke vënë theksin se Turqia është stabilizues i rajonit dhe luan një rol pozitiv, Izetbegoviç ka shtuar më tej se është i mendimit që është pozitive që në Turqi të jetë i pranishëm një lider i fuqishëm.

Referendumi popullor në Turqi u ndoq nga afër edhe në BeH, ku dhe pas njoftimit të rezultateve jozyrtare mbrëmë janë organizuar festime nga turqit dhe boshnjakët që jetojnë në kryeqytetin Sarajevë të BeH-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit