1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Bajraktarizëm – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Shqiptarët vuajnë ndër të tjera edhe nga egoja e bajraktarizmit lokal, dhe janë gati të bëjnë çdo kompropis apo të rrezikojnë çdo gjë vetëm të mos e humbin këtë “autoritet” të cekët. Pikërisht jo më kot mes nesh qarkullon “urtësia” popullore që thotë: “Më mirë i pari në katund sesa i fundit në qytet.”

Këtë ndjenjë të theksuar e të qenit kaposh, qoftë edhe mbi një pirg dheu, e kanë vënë re edhe të huajt ndër vite dhe është burimi kryesor i rivalitetit të brendshëm social, politik, ekonomik madje edhe fetar. Është një nga mangësitë kryesor të një jete të mirëfilltë komunitare, ku individi kontribuon për bashkësinë dhe bashkësia kontribuon për individin.

Në thelb kjo tregon cektësi arsyetimi dhe mbizotërim të kënaqjes së egos së vogël personale, në dëm të interesit të madh kolektiv. Madhështia e një kombi nuk manifestohet tek aftësia dhe suksesi i individëve të tij për të arritur lavdi personale, por tek sakrificat dhe shkrirja e individëve për kauzën e përbashkët.

Ne do të vazhdojmë të vuajmë dhe të mbetemi njerëz të vegjël për sa kohë nuk e kuptojmë se duhet të heqim dorë nga bajraqet tona lokale nëse duam të bëjmë komunitet apo shtet për së mbari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit