-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Baballarët sirianë “mbajnë roje” natën që fëmijët të mos ngrijnë deri në vdekje

Më të lexuarat

“Nëse do të mundja, do t’u jepja atyre një pjesë të zemrës për të ngrënë. Por nuk mundem. Nuk gjej punë. Ne jetojmë me ndihmën mujore”, thotë njëri nga baballarët.

Duke u përballur me dimër të ashpër, baballarët sirianë qëndrojnë zgjuar natën për t’u siguruar që fëmijët e tyre të mos ngrijnë deri në vdekje në Idlibin e kontrolluar nga opozita.

Qindra tenda në kampet e personave të zhvendosur brenda vendit në Idlib, përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Sirisë, u shkatërruan kohët e fundit për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Familjet që jetojnë atje kërkojnë plastikë dhe karton gjatë ditës në mënyrë që të ndezin një zjarr gjatë natës për të qëndruar ngrohtë.

Yasir Barri, i cili u zhvendos nga vendlindja e tij Hama për shkak të sulmeve të pandërprera nga regjimi i Bashar al-Assad-it, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha: “Për momentin ne nuk kemi një sobë apo ndonjë gjë për të ndezur zjarr për të ngrohur çadrën”.

Duke jetuar me një familje prej 12 anëtarësh, duke përfshirë shtatë fëmijë, Barri tha: “Ne djegim këpucët e vjetra dhe plastikën që mbledhim nga plehrat, për t’i mbajtur fëmijët të ngrohtë”.

“Nëse do të mundja, do t’u jepja atyre një pjesë të zemrës për të ngrënë. Por nuk mundem. Nuk gjej punë. Ne jetojmë me ndihmën mujore”, shtoi ai.

Huseyin Nasir, një tjetër banor në kamp, tha se ai përdor një cilindër gazi për gatim dhe mbajtjen e çadrës të ngrohtë për fëmijën e tij, duke qëndruar i mbështjellë në një batanije.

“Unë nuk mund të punoj. Gruaja ime punon në ara për shtatë lira turke (0,5 dollarë) në ditë. Gjithçka që dua është një shtëpi dhe një sobë për ta mbajtur djalin tim ngrohtë”, tha Nasir, i cili ka shikim të dobët.

Siria është shkatërruar nga një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Assad-it goditi protestuesit pro-demokratikë.

Zona e deeskalimit të Idlibit u krijua sipas një marrëveshjeje midis Turqisë dhe Rusisë. Zona ka qenë objekt i marrëveshjeve të shumta të armëpushimit, të cilat janë shkelur shpesh nga regjimi i Assadit dhe aleatët e tij.

Situata për njerëzit në Idlib u përkeqësua kur regjimi i Assad-it, i mbështetur nga Rusia dhe Irani, nisi një ofensivë në provincë, duke shkaktuar zhvendosje në shkallë të gjerë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit