3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Babai mbyt fëmijën 14 vjeçar në Kamenicë, e goditi me shkop të drurit

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karaqevë të Kamenicës, ku babai ka mbytur fëmijën e tij.

Ndaj viktimës L.B, i lindur në vitin 2004 në fshatin Karaqevë, sipas policisë ishte ushtruar dhunë fizike me shkop druri rreth orës 19:00 të së mërkurës, nga babai i tij G. B., lindur me 1958.

Si pasojë e goditjeve me mjete të forta që besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë.  Pas dhunës së ushtruar i dyshuari e kishte mbyllur në dhomë deri në ora 24:00.

“Pasi që iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

“Nga hetuesit e hetimeve rajonale janë duke u ndërmarr të gjitha veprime e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit