10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Ndodh edhe kështu, në Shkup, të dehurit do të udhëtojnë me taksi pa pagesë

Më të lexuarat

Bashkia e Shkupit, Këshilli Republikan për Siguri në Trafik, Lidhja Automoto e Maqedonisë dhe 30 restorante në Shkup kanë filluar fushatën “I vozisim përgjegjësit”, me të cilën do të motivojnë shoferët të mos vozisin të dehur.

Me këtë fushatë parashihet që për çdo shofer që është i dehur, t’i dhurohet kuponë për të porositur taksi dhe të mos drjetojë makinën në gjendje të dehur.

Mysafirët në restorantet që kanë nënshkruar marrëveshje do të fitojnë bileta prej 100 denarëve për të marrë taksi, ndërsa paratë të cilat do t’i marrin të dehurit do të sigurohen nga vetë restorantet.

“Numri i të dehurve në Shkup është shqetësues. Para disa javëve madje 500 shoferë janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit. Me këtë numër nuk është e çuditshme që jemi të fundit në listë për siguri në komunikacion. Gjithë kjo fushatë është për të ngritur vetëdijen tek qytetarët që të vozisin me kujdes”, tha kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Ndërsa zëdhënësja e LAMM, Rosana Jankov, tha se Maqedonia me këtë fushatë futet në vendet që kanë nisur fushatën globale për siguri në komunikacion dhe uljen e numrit të viktimave nga aksidentet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit