0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Babai i 35 fëmijëve dëshiron t’i ketë 100 sosh, thotë se e ka obligim fetar (Foto)

Më të lexuarat

Një burrë nga Pakistani, baba i plot 35 fëmijëve, sapo ka filluar rrugëtimin e tij për të gjetur gruan e katërt me radhë, në mënyrë që ta përmbushë synimin e vet, t’i këtë 100 fëmijë.
DailyMail shkruan se Sadar Jan Mohammad Khilji, 46, nga Quetta e Pakistanit, thotë se ai beson se është obligim i tij fetar që të ketë sa më shumë fëmijë që të jetë e mundur.
Sadar është teknik mjekësor dhe pohon se që të tri gratë e tij e përkrahin vendimin e tij për ta sjellë edhe një grua të katërt në martesën e tyre – por DailyMail nuk është lejuar nga ai që t’i intervistojë gratë e tij.
Ai insiston se rrallë herë i përzien emrat e fëmijëve të vet.
Ai shtoi se gratë e tij jetojnë në harmoni së bashku.
Por, asnjëra nga ato nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, sepse ai nuk e lejoi gazetarin e DailyMail të flasë me to.
Ndërkohë, aktivistët për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se gratë dhe fëmijët janë ata që vuajnë më se shumti nga martesat poligame.
article-doc-bh08q-2x2xgtot4g9a6dece39511bb34cf-269-634x418_1464961662-9786473
article-doc-bh08q-2x2xgtot4g9a6dece39511bb3e13-389-634x451_1464961662-3302350

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit