4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Azizi nga BESA ka një zgjidhje për krizën politike, thotë se anketa e terenit është më e sakta

Më të lexuarat

“Në Maqedoni ka nevoje për nderhyrje kirurgjike “Cezariane” të cilën duhet ta bëjë, Faktori Ndërkombetar, pasi që ky regjim – kriminal BDI – VMRO, as që është i interesuar të reflektojë, e as qe e ka ndërmend të permbushë marrëvëshjet që i ka marrë përsipër. “Marrëveshja e Përzhinos” nuk u realizua, klima për zgjedhje është e njejta si ajo e zgjedhjeve paraprake, ku kemi mediume të partizuara skajshmërisht, institucionet të kapura nga partitë në pushtet, lista të papastruara zgjedhore, kërcënime, shantazhe, kurse shtypje ndaj popullatës gjithnjë e më shumë po rriten nga ky regjim i BDI – VMRO-së…
Vlerësoj se, këtë shtet e shpëton një Qeveri ekspertësh, krijimi i Gjykatës Speciale (gjë që Lëvizja BESA e ka kërkuar që në Mars të vitit të kaluar, ide kjo që tani shihet si e domosdoshme) dhe dënimi i fajtorëve që kapën shtetin në çdo segment, duke ushtruar trysni, vjedhje, hajni dhe keqpërdorime të shumta, me çka pa prerjen “Cezariane” të ndarjes së shtetit nga partia, ky shtet nuk mund të bëhet dhe kjo shoqëri nuk mund te demokratizohet. P.S: Kur jemi te anketat që flitet shumë kohëve të fundit, e të cilat Lëvizjen BESA e nxjerrin të fuqishme, unë u them, “anketat” mund të vërtetohen shumë lehtë, e ato janë të terenit ku do vëreni se: Aty ku është BESA – shfaqet masovitet i fuqishëm i popullatës shqiptare! Dhe për këtë ju falenderojë të gjithëve, një nga një, që idenë tonë e bëni dita – ditës më të zëshme”, shkruan Adnan Azizi, anëtarë i kryesisë qendrore në Lëvizjes BESA.

Ndryshe, dje një tjetër anketë e kishte nxjerr Lëvizjen BESA forcë të dytë në taborin politik shqiptar për momentin.

Anketa e publikuar nga agjencia M-Prospect, e radhit BESA menjëherë pas BDI-së, me rejting më të lartë se PDSH-ja.

Sipas hulumtimit të zhvilluar në periudhën 7 deri 12 mars të këtij viti vetëm mes qytetarëve shqiptarë, BDI-ja udhëheq me 12,7%, pas saj vjen Besa me 5,9%, e ndjekur nga PDSH-ja me 4%. Lëvizja për Reforma në PDSH gëzon rejting prej 3,6%, RDK 0,6%, PPD-ja 0,5% dhe Uniteti 0,2%. 2,9% e shqiptarëve janë shprehur se do të votojnë për LSDM-në, ndërsa 0,9% për VMRO DPMNE-në.

Akoma mbetet i lartë numri i të papërcaktuarve, gjithsej 30.5%, të cilët akoma nuk e dinë se për kë do të votojnë. 22.9% janë shprehur se nuk do të votojnë asnjërën prej partive të numëruara, ndërsa 14.8% se nuk do të votojnë fare. Gjithashtu, gjysma e të anketuarve ose 50.3% do të votonin për parti pa politikanë të korruptuar, ndërsa pak më shumë se një e katërta e tyre (29.7%) do të votonin për persona të rinj me arsimim të lartë në kuadër të partive ekzistuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit