1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Azilantët pajisen me viza të përkohshme në Gjermani (Dokument)

Më të lexuarat

Në kampin e azilkërkuesve në Hamburg, janë mbi njëmijë shqiptarë. Ata janë të të gjitha moshave. Ka të rinj e të moshuar, burra e gra dhe familjarë me fëmijë.

Të gjithë ata që janë paraqitur azil në atë kamp, i kanë të gjitha shpenzimet e hequra. Bukë tri herë në ditë, fjetjen e madje edhe nga 140 euro për person, ndihma materiale çdo muaj.

 

Për familjarët ndihmat shkojnë edhe deri në 300 euro në muaj, transmeton Zëri.info.

 

Madje, autoritetet gjermane pasi që i kanë regjistruar të gjithë ata që kanë kërkuar azil aty, në bazë të pyetësorit (në të cilin duhet shënuar emrin, mbiemrin, vendin nga vijnë, moshën, arsyen e ardhjes…etj.) u kanë lëshuar edhe nga një “vizë të përkohshme” me të cilën ata po lëvizin nëpër qytet. E për të interesuarit janë hapur edhe kurse të gjuhës gjermane.

 

“Pasi na kanë pyetur për të gjitha informatat personale, na kanë lëshuar nga një “vizë të përkohshme” po i quajmë ne. Nuk e di pse, për çfarë qëllimi. Çka do të ndodhë me ne nuk e dimë. Këta as nuk po na thonë se do ta në mbajnë këtu e as se do të na kthejnë. Ndërsa në televizor po dëgjojmë gjithçka. Nuk po kuptojmë asgjë”, ka shtuar ai për “Zërin”. /Zëri./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit