2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Azerbajxhani ka shkatërruar mbi 48 mijë mina dhe municione të pashpërthyera të vendosura nga Armenia

Më të lexuarat

Kryetari i Bordit Drejtues të ANAMA, Vugar Suleimanov tha për AA se po vazhdojnë pa ndërprerë aktivitetet për pastrimin e minave në rajonet e çliruara nga pushtimi

Azerbajxhani ka shkatërruar mbi 48 mijë mina dhe municione të pashpërthyera të vendosura nga Armenia në rajonet e çliruara nga pushtimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet ditur se vazhdojnë aktivitetet për pastrimin e minave që janë vendosur më parë nga forcat armene në rajonin e Karabakut dhe zonat përreth tyre që Azerbajxhani çliroi nga pushtimi i Armenisë.

Aktivitetet për pastrimin e minave zhvillohen nga Agjencia e Azerbajxhanit për Pastrimin e Minave (ANAMA) dhe njësitë e fortifikimit të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit. Në këto aktivitete ofrojnë kontribut edhe ekipet e Ministrisë së Situatave Emergjente, Komandës së Shërbimeve Kufitare si dhe njësitë e Pajisjeve Mekanike për Pastrimin e Minave (MEMATT) të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK).

Që nga 10 nëntori 2020 kur përfundoi Lufta e 2-të e Karabakut e deri më 15 tetor 2021 nga ekspertët për pastrimin e minave është skanuar një sipërfaqe prej 18.302 hektarë. Në zonat e skanuara janë përcaktuar dhe shkatërruar 17.426 mina kundër personelit dhe 8.755 mina anti-tank.

Kryetari i Bordit Drejtues të ANAMA, Vugar Suleimanov tha për AA se po vazhdojnë pa ndërprerë aktivitetet për pastrimin e minave në rajonet e çliruara nga pushtimi.

“Fillimisht janë kryer pastrime të minave në destinacione ku zhvillohen punime infrastrukturore dhe superstrukturore të tilla si autostrada, hekurudha, objekte dhe zona banimi”, tha Suleimanov i cili shtoi se “Nga 10 nëntori 2020 e deri më tani janë pastruar mbi 18 mijë hektarë ndërsa janë gjetur dhe shkatërruar mbi 48 mijë mina”.

Suleimanov theksoi se kanë rritur numrin e ekipeve për kërkimin e minave dhe kanë trajnuar persona që dëshirojnë të kryejnë këtë punë.

Duke bërë të ditur se janë vazhdimisht në kontakt me institucionet eksperte të Turqisë për pastrimin e minave, Suleimanov tha se kanë shkëmbyer përvojat me institucionet turke dhe se do të zhvillojnë edhe më shumë bashkëpunimin.

Minimi i territoreve nënkupton shkeljen në mënyrë të rëndë të normave dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë edhe Konventat e Gjenevës të vitit 1949.

Për shkak të minave që Armenia ka vendosur gjatë periudhës së pushtimit, kanë rënë dëshmorë 33 shtetas të Azerbajxhanit prej të cilëve 7 ushtarë dhe 26 civilë ndërsa janë plagosur 139 qytetarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit