0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Azem Syla përzgjedhës i veteranëve të luftës

Më të lexuarat

Deputeti Azem Syla është në krye të Komisionit që do të bëjë verifikimin e listave të veteranëve. Për ironi, ai do të duhet të verifikojë edhe lëndën e njërit prej të akuzuarve në rastin Bllaca, Driton Hajdari, që dyshohet se fitoi statusin e veteranit pa qenë pjesëtar i UÇK-së dhe në krah të vetë Azem Sylës. Këto akuza vijnë nga Nazim Bllaca, i cili së fundi i ka kërkuar kryeministrit Thaçi që t’ia njohë statusin e veteranit, pasi ka qenë ushtar i UÇK-së. Qeveria nuk ka dashur të komentojë letrën e Bllacës, njofton KTV.

Madje, sipas Bllacës, Azem Syla është kryesori që ka bërë të mundur që Driton Hajdari të fitojë statusin e veteranit.
Faik Fazliu nga Zyra për Çështjen e Veteranëve në kryeministri i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se komisioni është konsoliduar dhe shpejt do të nisë punën në terren për të verifikuar gjithçka deri në muajin shtator.
Sipas tij, objekt verifikimi do të jetë edhe kjo dosje si dhe të gjitha të tjerat, ndërsa për rastin e letrës së Nazim Bllacës drejtuar kryeministrit ai ka thënë se aplikimi për statutin e veteranit duhet të bëhet në Ministrinë e Punës e të Mirëqenies Sociale.
Por letrën e Bllacës për Thaçin, ku i kërkohet t’i njihet statusi i veteranit, nuk e ka komentuar Qeveria e Kosovës me arsyetimin se është çështje e drejtësisë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit