1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

PDK: TRILLIMET E ‘ÇOHU’ S’I SHËRBEJNË DEMOKRACISË

Më të lexuarat

Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj Organizatës ÇOHU, e cila ka akuzuar qeverinë se u ka dhënë tenderë në vlerë prej 100 milionë euro kompanive të afërta me të. PDK thotë se nuk është në shërbim as të demokracisë, as të luftës kundër korrupsionit, e as të dinjitetit, aventura e sotme politike e kësaj organizate, e cila nën petkun e shoqërisë civile, pa asnjë fakt dhe pa asnjë kriter profesional hulumtues, merr guximin të nxjerrë konstatime të rrejshme, të pabaza dhe skajshmërisht të njëanshme, si dhe të trillojë e të ndërtojë insinuata të vogla me shpifje të mëdha

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për Informim e Partisë Demokratike të Kosovës, janë hedhur poshtë pretendimet, siç thuhet, e së ashtuquajturës Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet ÇOHU, e cila sot ka shpifur se gjoja financuesit e PDK-së kanë përfituar mbi 100 milionë euro.

“Nuk është në shërbim as të demokracisë, as të luftës kundër korrupsionit e as të dinjitetit, aventura e sotme politike e kësaj organizate, e cila nën petkun e shoqërisë civile, pa asnjë fakt dhe pa asnjë kriter profesional hulumtues, merr guximin të nxjerrë konstatime të rrejshme, të pabaza dhe skajshmërisht të njëanshme, si dhe të trillojë e të ndërtojë insinuata të vogla me shpifje të mëdha.

Tendencat e këtilla kaq të ulta janë në shërbim të krijimit të një mjegulle, e cila helmon opinionin publik me trillime, të pavërteta dhe pasaktësi.

Partia Demokratike e Kosovës e inkurajon shoqërinë civile që t’i kontribuojë proceseve nëpër të cilat jemi duke kaluar si shtet dhe t’i kontribuojë luftimit të dukurive negative, por këtë duhet ta bëjmë duke u mbështetur në ligje dhe duke i adresuar informacionet që pretendojmë se i kemi tek organet kompetente dhe jo duke fabrikuar shpifje për të zhvatur fonde për vete.

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha hapat dhe veprimet e nevojshme ligjore kundër shpifjeve dhe shpifësve tek institucionet kompetente”, thuhet në komunikatën e e lëshuar nga Zyra për informim e PDK-së.

Kompanitë që financuan PDK-në, përfituan mbi 100 milionë

Dyzet e tri subjekte të ndryshme, kryesisht kompani ndërtimore, biznese dhe persona fizikë që kanë financuar Partinë Demokratike të Kosovës, në dy fushatat e fundit elektorale, kanë përfituar mbi 100 milionë euro nga tenderët publikë, thonë përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare.

Sipas drejtuesve të organizatës “Çohu”dhe Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese mbi prokurimet publike, janë nxjerrë të dhëna se mbi 100 milionë euro të shpërndara nga partia e kryeministrit, janë shpërblyer kompanitë, pasi që, siç u tha, ata “ia zgjatën dorën (kryeministrit) gjatë fushatave zgjedhore”.

Për 11 nga këto 43 kompani që kanë fituar tenderë të ndryshëm, kryesisht nga Ministria e Arsimit dhe e Infrastrukturës, thuhet se kanë shkelur ligjin me ç’rast është dëmtuar edhe buxheti i vendit.

Lorik Bajrami nga organizata “Çohu”, shpjegon më shumë: “Kjo është vetëm një gjetje të cilën ne e kemi bërë. Ne kemi shikuar mbi 400 tenderë të ndryshëm, ka dalë ky numër dhe kemi ardhë në një përfundim që vlera totale që 43 kompani të ndryshme kanë përfituar, është diku mbi 100 milionë euro. Vërejmë po ashtu që një pjesë dërmues të tyre p.sh në 11 kompani të ndryshme, është thyer Ligji sipas dokumenteve zyrtare të auditorit, është thyer ligji vetëm që këto kompani të jenë përfituese të këtyre parave publike”.

Në hulumtimin e këtyre organizatave, thuhet se nga raportet e auditivit për financimin e partive për fushatën e vitit 2009 dhe atij për fushatën e vitit 2010, shuma e donacioneve që këto 43 ndërmarrje dhanë për Partinë Demokratike të Kosovës, është pak më shumë se 280 mijë euro./expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit