-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Axha përdhunoi mbesën e mitur 4 vjet rresht

Më të lexuarat

Axha përdhunoi mbesën e mitur 4 vjet rresht
E tmerrshme ajo që ka ndodhur në Fier, ku një vajzë e mitur është detyruar të kalojë pragun e moshës adoleshente nën abuzim të rregullt seksual nga xhaxhai i saj.
K.Çala, një vajzë nga Fieri, e cila pesë vjet më parë ishte vetëm 14 vjeçe, është detyruar të përballojë dhunë seksuale nga vëllai i të atit, i cili për afro katër vjet rresht e ka përdhunuar duke e detyruar që të heshtë deri këto ditë kur vajza ka marrë guximin ta denoncojë.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht për NOA.al nga drejtoria e policisë së Fierit.
Ajo tha se “nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit të dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, Thoma Çala, 46 vjeç, banues në fshatin Sheqishte, Fier”.
Zyrtarisht policia konfirmon se “ndalimi i tij u bë pasi më datën 5 shtator 2015, në orën 18:00, ka bërë kallëzim shtetasja K.Ç., 19 vjeçe, ku denoncon se Thoma Çala e ka përdhunuar nga muaji prill i vitit 2010 e në vazhdim deri në vitin 2013”.
Policia thotë se materialet e dosjes së këtij krimi të shëmtuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Në gjykatë, ku pritet të ketë vlerësim mase sigurie këtë fillimjavë në Fier, mendohet të ketë qëndrimin e tij edhe i dyshuari nëse ai e pranon akuzën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit