3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Avokatja praktikante përballet me trajtim islamofobik në Paris

Më të lexuarat

Një avokate e re me shami u bë viktimë e trajtimit islamofobik të enjten, gjatë ceremonisë së betimit në “Ecole de Formation des Barreaux” (EFB) në Paris.

Një avokate praktikante u përball me një trajtim islamofobik për shkak të shamisë në kryeqytetin francez Paris. Ngjarja ka ndodhur gjatë ceremonisë së diplomimit në Shkollën e Avokatisë (Ecole de Formation des Barreaux – EFB).

Sipas portalit të lajmeve “Revolutionpermenante” gjatë ceremonisë së betimit të avokatëve që përfunduan praktikën në Gjykatën e Apelit të Parisit, administrata e shkollës dalloi që në sallë ndodhej një avokate praktikante e mbuluar me shami, me emrin “Sara”. Drejtuesit e shkollës i kërkuan vajzës të hiqte shaminë, në të kundërt ajo të nxirrej jashtë sallës.

Praktikantja tha se ajo nuk preferonte që ta hiqte shaminë e kokës. Më pas stafi i shkollës kërkoi që Sara të ulej në fund të sallës në mënyrë që askush të mos e vinte re.

Kur Sara kundërshtoi ta bënte këtë, ajo u kërcënua përsëri se nuk do të lejohej të merrte pjesë në ceremoninë e betimit nëse nuk do ta hiqte menjëherë shaminë.

Ndaj një sjelljeje të tillë të stafit të shkollës reaguan edhe avokatët e tjerë praktikantë që gjendeshin në sallë për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit.

Media e mësoi ngjarjen kur një praktikant tjetër që gjendej në sallë shkroi në Twitter: “Në ceremoninë e betimit të avokatëve praktikantë të organizuar nga Shkolla e Avokatëve në Paris, një kandidate me shami e ulur pas tij u detyrua të hiqte shaminë nga administrata e shkollës”.

Në deklaratën e saj për shtypin, Sara u shpreh se ekspozimi i saj para të gjithëve nga ky qëndrim islamofobik e ka poshtëruar atë.

“Komike është se ata që më detyruan të heq shaminë dhe pranuan betimin tonë dolën në podium gjysmë ore më vonë për të folur për lirinë dhe pavarësinë. Ndërkohë që të njëjtit persona pak më parë më detyruan të heq shaminë. Kjo është krejtësisht hipokrite”,- u shpreh Sara, të cilës iu desh të hiqte shaminë gjatë betimit.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit