2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Avokati tregon se për çka e akuzon Serbia, Ibrahim Matoshin

Më të lexuarat

Po bëhen tri ditë qëkur Ibrahim Matoshi nga Verbica e Kmetovcit, komuna e Gjilanit, është arrestuar te Dheu i Bardhë-Konçul, në pikën kufitare mes Kosovën e Serbisë.

Televizioni Spektri nga Bujanoci raporton se ai po mbahet në burgun e Qarkut në Vranjë. Televizioni thotë se ai ka nevojë për ndihmën e institucioneve shtetërore të Kosovës. I njëjti ka kontaktuar avokatin Novica Zdravkoviq nga Vranja të cilin e ka autorizuar familja e Ibrahimit për ta mbrojtur. Ai ka treguar se për çfarë akuzohet Matoshi, përcjell Albinfo.ch.

“Ibrahim Matoshi po akuzohet për vepër ‘terorizëm’, vrasjen e 2 serbëve në muajin shtator të vitit 1999 në rrugën Gjilan-Dobërçan. 3 muaj pas hyrjes të Forcave të KFOR-it në Kosovë, Matoshi është ndaluar në bazë të fletëarrestit të SUP-it të Gjilanit nga viti 2000 dhe me automatizëm i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji”, citon Spektri avokatin Zdravkoviq.

“Askush nuk po e din kah doli tash ky fletëarrest pas 18 viteve ndaj Matoshit i cili në disa vitet e fundit rregullisht kishte kaluar nëpër Serbi sepse punon në Gjermani dhe ka shtetësi gjermane dhe kurrë asnjëherë nuk ka pasur problem, me gjasë ky njeri i pafajshëm do ta pësojë keq andaj duhet t’i ndihmojmë të gjithë”, ka thënë më tej ai.

Spektri bën thirrje te institucionet e Kosovës që të bëjnë më shumë për këtë rast.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit