Në mbrojtje të arsimtares me mbulesë Fatmire Bujupi i ka dalë në mbrojtje edhe Avokati Arianit Koci, raporton Gazeta Monitor.
Avokati Koci ka potencuar se Kosova është shtet sekular, por që sa i pëkret mbulesës fetare në institucionet publike ai thekson se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj.
Madje ai në një shkrim në profilin e tij në facebook ka shkruar se derisa kjo çështje ta merr trajtën ligjore, mënyra se si po trajtohet arsimtarja Fatmire Bujupi është e padrejtë dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Postimi I plotë i Arianit Kocit:
Mbulesa fetare!
Kosova është shtet sekular, dhe unë fuqishëm besoj që duhet të mbetët i tillë.
Sa i pērket mbulesës fetare në institucione publike, duke i pērfshirë shkollat – kjo çështje duhet të rregullohet me ligj.
Prandaj, derisa kjo çēshtje ta merr trajtēn ligjore, mēnyra se si po trajtohet arsimtarja Fatmire Bujupi është e padrejtē dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Konventēs Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kushteutën dhe ligjet pozitive të Kosovës.