1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Avokati i kriminelëve serbë në Hagë: Kam frikë se një ditë, një politikani ynë do ta njohë Kosovën

Më të lexuarat

Në Serbi kanë filluar të flasin për njohjen e Kosovës dhe kjo po ndodh shumë shpesh. Sëfundmi, funksionari i Partisë Socialiste serbe, Toma Fila, i njohur për qendrimet e tij kundër shqiptarëve, tha në një emision televiziv se për shkak të presionit të madh ndërkombëtar, i frikësohet faktit se një ditë, ndonjë nga politikanët serbë do të pranojë të njohë Kosovën, raporton abcnews.al.

“Por kjo s’mund të ndodhë normalisht, pasi 95% e serbe janë kundër njohjes së Kosovës”, tha ai.

Fila është me profesion avokat dhe ka mbrojtur në Hagë një numër të madh gjeneralësh dhe ushtarakës serbë, të cilët u gjykuan për krime në Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit të viteve ’90. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit