14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Avokatët kërkojnë deri 10 vite burg për policët që rrahën të arrestuarit e Kumanovës

Më të lexuarat

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve në rastin “Lagjja e Trimave” e Kumanovës tashmë kanë dorëzuar padi në Prokurorinë Themelore kundër policëve që rrahën dhe maltretuan pjesëtarët e arrestuar të “Grupit të Kumanovës”.
Avokati Naser Raufi, thotë për “Lajm” se në rast se ekziston vullnet, kontrolli i brendshëm policor, mund të gjejë policët që kanë maltretuar pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”, gjatë sjelljes së tyre në gjykatë dhe kthimit në burg.

“Ne e kemi dorëzuar padinë, kurse Prokuroria ka filluar hetime. Mendoj se lehtë mund të gjenden policët që kanë përdorur dhunë ndaj pjesëtarëve të arrestuar. Mjafton të kërkohen urdhëresat e MPB-së për transferimin e të arrestuarve nga burgu në gjykatë”, deklaroi Raufi.
Ai thotë se vepra që kanë bërë në këtë rast policët maqedonas të njësisë speciale, është shumë e qartë.

“I kemi paditur për torturë. Të përdorësh dhunë fizike kundër dikuj që është me pranga në dorë është torturë klasike. Për këtë vepër ligji parasheh dënim prej 1 deri në 10 vite. Mendojmë se në këtë rast, dënimi për policët duhet të jetë serioz, që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thekson Raufi. Avokatët disa herë kanë tërhequr vërejtjen se pjesëtarët e arrestuar të “Grupit të Kumanovës” i nënshtrohen dhunës gjatë transferimit nga burgu në gjykatë dhe anasjelltas. Mirëpo dhuna ndaj të arrestuarve përsëritet vazhdimisht. Përdorimi i dhunës ndaj të arrestuarve shqiptarë është praktikë e kamotshme e policëve dhe gardianëve maqedonas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit