0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Avioni me energji diellore (FOTO LAJM)

Më të lexuarat

Agjencia e lajmeve Associated Press ka raprotuar se një avion eksperimental me energji diellore është ngritur nga Zvicra me qëllimin që të fluturojë deri në kryeqytetin e Marokut, Rabat.

Andre Borschberg, piloti i avionit, u ngrit në mëngjes duke fluturuar në drejtim të Spanjës, ku do bënte uljen për t’ia dorëzuar aeroplanin pilotit tjetër, Bertrand Piccard, që do bënte fazën tjetër.

Ngritja e avionit u vonua për dy orë për shkak se në Zvicër kishte mjegull, duke provuar edhe njëherë se sa i varur është ky aeroplan nga dielli.

Në rast se gjërat shkojnë keq, Borschberg ka një parashutë në kabinën e tij të vogël.“Kur merr një çadër me vete, nuk bie kurrë shi,” bëri shaka piloti.

Kjo ishte një mënyrë për ta provuar aftësinë e avionit për të fluturuar duke përdorur fuqinë e diellit. /albeu/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit