-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Avdyli: Isa Mustafa është i dështuar e karrierist me ambicie të pakontrolluara, e rrëzoi LDK-në përtokë

Më të lexuarat

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se kreu i partisë së tij, Isa Mustafa, e ka rrëzuar LDK-në përtokë dhe se po tenton të fuqizohet duke e sulmuar Vjosa Osmanin.

Avdyli këtë reagim e ka bërë pas një interviste të sotme të kreut të LDK-së, i cili i kishte komentuar deklaratat e Vjosa Osmanit për punën e dialogut me Serbinë.

“Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. Presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveq imagjinatës së tij. Psh tani, ky President-në tentativë, paska thënë që Vjosa folë kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut. Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel”, ka shkruar Avdyli.

Sipas ish-kandidatit për kryetar të Prizrenit, për Isa Mustafën tashmë e rëndësishme është vetëm çfarë kërkon Partia Demokratike e Kosovës.

“Por, për Isa Mustafën rëndësi paska vetëm qëndrimi që e ka tani PDK-ja. Ai thotë se Vjosa e të tjerët flasin kot rreth temës së dialogut sepse ne duhet të shikojmë veç çka kërkon PDK-ja”, ka thënë Avdyli.

Ai tutje thotë se po i vjen keq në çfarë situate po ndodhet LDK-ja pasi që kreu i kësaj partie po i sulmon dy institucionet më të larta vetëm pse ato po udhëhiqen nga Vjosa Osmani.

“Sa më vie keq të shoh se ku ka ra partia institucionaliste LDK, përderisa udhëhiqet nga dikush që cdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend: Presidencën e Kuvendin, vetëm pse ato nuk po udhëhiqen nga njerëzit e Isës. Ky shkatërroi gjithcka që kishte përpara vetes gjatë tërë kohës vetëm për t’u bërë vet president (edhe koalicionin qeverisës, edhe partinë, e tash po tenton edhe vendin) i shtyrë nga ambicie të tij puro personale të pakontrolluara. Ka ardhe koha që të flasim hapur dhe të REFUZOJMË këtë mendësi karrieriste shkatërruese të tij: Edhe LDK, edhe partnerët e tjerë të koalicionit e mbi të gjitha ta refuzojnë qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar Avdyli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit