-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Avdiu: Të vdekurit në Mekë u trajtuan me dinjitet, mediat manipuluan

Më të lexuarat

Imami Ekrem Avdiu, ka deklaruar se pamjet në qytetin e Mekës, kur dukej se trupat e njerëzve të vdekur lëvizeshin me eskavator, nuk janë të vërteta, por manipulime të mediave.
“Sikur të ishte e vërtetë do të ishte përdhosje e skajshme e njeriut, por ato nuk janë pamje të vërteta. Shenjtëria e njeriut është e njëjtë, si kur janë të gjallë, njëjtë edhe të vdekur. Ato pamje janë manipulime, dhe jo të vërteta”, tha hoxha Ekrem Avdiu, në Zona B të Klan Kosova.
Ai thotë se “ajo çka shihet duke u bartur, janë gjërat e mbetura aty, çanta dhe veshje të ndryshme”.
Avdiu ka deklaruar se është ndjerë shumë keq me tragjedinë që ndodhi në Mekë, ku më shumë se 700 persona humbën jetën, por kjo ngjarje nuk duhet të paragjykohet, ka deklaruar Avdiu.
Ai tha se tragjedia në Mekë, sipas asaj që është thënë, ka ndodhur për shkak të pakujdesisë, e jo si pasojë e qëndrimeve fetare.
“Nga Kosova nuk mundet të shkojnë më shumë se 2000 persona. Kjo është e rregulluar në këtë formë. Për shmebull nga Turqia, presin me vite njerëzit për të shkuar, sepse numri për një vit është i limituar. Nuk duhet të paragjykojmë ngjarjen, nuk bënë të thuhet se nuk ka pasur kujdes për njerëzit”.
Hoxhsa gjithashtu tha se ligjërimi fetar kur është i drejtë, asnjëherë nuk thirr në ekstremizëm dhe as nuk mund të kuptohet ashtu.
Por, sipas Avdiut, njerëzit e keqpërdorin dhe i japin diskurs të gabuar e manipulues.
“Vdekja në emër të zotit nuk nënkupton diçka tjetër pos vdekjes së natyrshme, është njëfarë përgatitje për të vdekur. Fatkeqësia më e madhe që e godet njeriun është vdekja. Por diskurse të caktime nganjëherë keqpërdorin me vdekjen ashtu siç bëjnë me jetën. Diskursi religjioz në raport me vdekjen nuk e rrit ekstremizmin, por e rrit ligjërimi i gabuar”.
“Vdekja në Islam trajtohet me një diskurs shumë të kujdesshëm. Zoti pret nga ne që të vdesim në gjendjen të mirë, të sinqertë dhe me vepra të mira. Është një mobilizim të cilin Islami e nxitë te secili njeri. Nuk ka relativizmi të vdekjes”, ka sqaruar Avdiu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit