Besimtarët muslimanë të Uzbekistanit po i kushtojnë shumë rëndësi taravive, sa që në ato namaze po bëhet leximi komplet i Kur’anit famëlartë, ose siç njihet në terminologjinë islame – po bëjnë(hatme).
Kjo ka bërë që rreth një mijë xhami, në këtë vend, të ofrojë namazin e taravive (me hatme). Për të përmbushur kërkesat e besimtarëve, Autoriteti Fetar Islam i Uzbekistanit, ka emëruar rreth 400 hafiza në rreth një mijë xhami të vendit, transmeton dunyabulteni.
Në deklaratën e dhënë ky autoritet kanë sqaruar se rreth 100 hafiz uzbekë janë dërguar në shtete të ndryshme si Rusia, Ukraina dhe SHBA-të.Duhet cekur se në tregjet dhe sheshet e kryeqytetit Uzbek, Tashkent mund të vërehet një gjallëri e madhe, derisa edhe parashikimi i motit për muajin e Ramazanit, tregon se popullsia e këtij vendit do të agjërojnë në temperatura rreth 38 gradë celsius, në gati 17 orë në ditë.