4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Autoritetet serbe ndalojnë Paradën e Homoseksualëve

Më të lexuarat

Autoritetet serbe kanë ndaluar Paradën e Homoseksualëve në Beograd për të tretin vit me radhë, për shkak të kërcënimeve me dhunë nga grupet djathtise.

Kryeministri Ivica Daçiq ka thënë se zyrtarët e sigurisë kanë vendosur të ndalojnë marshimin e së shtunës, për shkak se i janë frikësuar dhunës së vitit 2010, kur mbi 100 njerëz janë plagosur në përleshjet midis ekstremistëve dhe policisë.

Rreth 200 aktivistë homoseksualë kanë protestuar të premten vonë kundër ndalesës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd ka thënë se është “shumë e zhgënjyer” me vendimin, ndërsa komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se ai është “një shans i humbur për të treguar respektin për të drejtat themelore të njeriut”. /bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit