7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Baradei: Ajo çfarë ndodhi në Egjipt ishte grusht shtet

Më të lexuarat

Mediat egjiptiane raportojnë se ish-Zëvendës Kryeministri i grusht shtetit Mohamed El-Baradei ka përshkruar ngjarjet në Egjipt si një “grushti shteti ushtarak”. Deklarata e El-Baradei erdhi gjatë takimit të tij me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel.

Sipas raporteve të medias, El-Baradei u tha ministrave të jashtëm evropianë se ai kishte një “plan paqësor” për të shpërndarë Vëllazërinë Myslimane të cilët ishin mbledhur në Rabaa Al- Adevije dhe Nahda, dhe se këtë do ta bënte nëpërmjet dialogut politik. Megjithatë, ushtria dhe policia dhe policia ndërhynë dhunshëm duke vrarë mijëra persona dhe duke thelluar edhe më shumë krizën në vend.
Dr Ahmed Darraj, ish-kryetar i Partisë Kushtetuese, tha se “El-Baradei nuk do të guxonte për të përshkruar rrëzimin e Mursit si një “grusht shteti ushtarak”, duke shpjeguar se El-Baradei është anëtar i Fronti Kombëtar të Shpëtimit, i cili vet i inicoi protestat kundër Mursit, dhe se ai e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur më 30 qershor. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit