Së bashku me autokolonën e parë theksohet se janë nxjerrë në mënyrë të sigurtë nga rajoni nën rrethim në total 2.284 banorë të Halepit
HALEP (AA) – Autokolona e dytë e evakuimit që doli nga Halepi lindor i cili ndodhet nën rethimin e milicëve shiit nën komandën e Iranit dhe të ushtrisë së regjimit, ka mbërritur në pjesën rurale perëndimore të Halepit e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. Ndërsa bëhet e ditur se numri i civilëve dhe opozitarëve të evakuuar ka arritur në 2.284, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga gazetarët e AA-së në Halep mësohet se 16 autobusë, 5 automejte të Gjysmëhënës Siriane dhe 11 furgonë që janë nisur nga lindja e Halepit kanë kaluar pikën e kontrollit të regjimit në lagjen Ramuse. Autokolona e cila më pas ka lëvizur në lagjen Rashidin, ka mbërritur në rajonin perëndimor të Halepit i cili është nën kontrollin e opozitarëve.
Autokolona e dytë e evakuimit ku janë transportuar 1.198 banorë të Halepit nga të cilët 577 meshkuj, 320 femra dhe 301 fëmijë po drejtohen drejt qytetin Idlib i cili ndodhet në kufi me Turqinë dhe ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. Gjithashtu mësohet se në autokolonë ka edhe 12 persona të plagosur.
Së bashku me autokolonën e parë theksohet se janë nxjerrë në mënyrë të sigurtë nga rajoni nën rrethim në total 2.284 banorë të Halepit.
Ndër të tjera vihet në dukje se vazhdojnë përgatitjet për nisjen e autokolonës së tretë.
Procesi i armëpushimit dhe evakuimit pati nisur si rezultat i bisedimeve intensive të kryera mes Turqisë dhe Rusisë.