0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Autobusi me pelegrinë nga Serbia pasi hyn në Kosovë, kthehet mbrapsht nga Policia

Më të lexuarat

Një autobusë me 40 pelegrinë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë rreth orëve të mesditës nga kufiri i Jarinjës, mirëpo të njëjtit pasi kanë arritur deri në qytetin e Mitrovicës janë kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, Policia e Kosovës i ka kthyer mbrapsht pasi fillimisht është menduar se destinacion kanë vetëm Mitrovicën, por më pas është kuptuar se në agjendën e tyre kishin për destinacion Prizrenin, Mushtishtin, Deçanin, etj.

“Një autobus me rreth 40 pelegrinë janë lejuar të hynë në Kosovë rreth mesditës nga kufiri i Jarinjes… Më pastaj kur kanë arritur në Mitrovicë, policia i ka kthyer sërish mbrapsht, sepse kanë menduar që ata kanë destinacion vetëm Mitrovicën. Ndërkohë, që në agjendën e tyre paska qenë Prizreni, Mushtishti, Deçani”, kanë bërë të ditura burimet e Telegrafit.

Ndryshe, një javë më parë dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në kufirin e Jarinjes. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit