Po vazhdon protesta e transportuesve, të cilët po kërkojnë subvencionim nga qeveria.
Autobusë nga e gjithë Kosova sot ia kanë mësyrë Prishtinës për t’iu bashkëngjitur protestës.
Autobusët po kalojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, teksa tanimë janë afër objektit të qeverisë dhe Kuvendit.Në lidhje me protestën dhe kërkesat e tyre, ata do të mbajnë një konferencë në orën 12:00.