9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Austri, rritje serioze e sulmeve raciste ndaj muslimanëve

Më të lexuarat

VJENË (AA) – Siç bëhet e ditur, vitin e kaluar në Austri janë regjistruar 309 raste të sulmeve raciste ndaj muslimanëve, shifër kjo e e cila në krahasim me vitin 2016 tregon një rritje të sulmeve me 21 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra e dokumentimit dhe këshillimit për muslimanët austriak ka përgatitur “Raportin e vitit 2017 për racizmin kundër muslimanëve”, të cilin e ka ndarë me opionin në një konferencë për media në Vjenë.

Në raport vihet në dukje se sulmet islamofobike në vend kanë shënuar një rritje serioze dhe theksohet se në vitin 2016 janë regjistruar 253 sulme kundrejt muslimanëve, ndërsa në vitin 2017 kjo shifër ka arritur në 309.

Gratë muslimane viktima të sulmeve

Sipas raportit, 98 për qind e sulmeve kundër muslimanëve kishin shënjesteër gratë, njëjtë sikur vitin paraprak. Nga këto sulme, 49 për qind janë kryer në hapësira të hapura apo të transportit publik.

Në këtë raport, ku sulmet ndaj muslimanëve dhe institucioneve islamike klasifikohen nën tituj të ndryshëm, theksohet se 30 për qind e sulmeve kundër muslimanëve janë gjuha e urrejtjes, ndërsa 28 për qind e tyre janë kryer në mënyrë verbale.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se 19 për qind e sulmeve përfshijnë shkrimet mbi mure me shprehje raciste ndaj islamit dhe muslimanëve, gjë për të cilën theksohet se në vitin 2017 është shënuar në rritje serioze, pasi që një vit më parë kanë përbërë 7 për qind të sulmeve.

Pasi është theksuar për një rritje të sulmeve raciste kundër muslimanëve, thuhet se shumica apo 81 për qind e sulmeve janë kryer në vende publike dhe gjysëm publike, duke përfshirë edhe mjedise virtuale si interneti.

Retorika e përdorur në zgjedhje, ka hapur rrugë për sulmet raciste

Në raport poashtu vihet në dukje se kryesisht zgjedhjet e mbajtura në tetor të vitit 2017, ‘ndalesa e burkës‘ që ka hyrë në fuqi në të njëjtën periudhë, si dhe një raport i shumë debatueshëm në lidhje me arsimin parashkollor të muslimanëve kanë nxitur rritjen e sulmeve ndaj muslimanëve.

Vlerësohet se muaji tetor ka qenë periudha ku janë përjetuar më së shumti sulmet verbale, kryesisht urretja kundrejt islamit dhe muslimanëve.

Qendra e dokumentimit dhe këshillimit për muslimanët austriak që nga viti 2014 regjistron sulmet ndaj muslimannëve në vend. Kjo qendër vitin e kaluar ka zgjeruar shërbimet e saj, duke filluar të orfrojë edhe këshillim për viktimat.

“Politikanët duhet të shmangin retorikën populiste”

Elif Öztürk Adam, përfaqësuese e Qendrës së dokumentimit dhe këshillimit për muslimanët austriak, në një vlerësim të raportit ka theksuar se në tetor të vitit 2017 retorikat kundër islamit kanë arritur në nivelin më të lartë në media dhe politikë, ndërsa ka vlerësuar se kjo situatë përgatit një bazë për rritjen e sulmeve ndaj muslimanëve.

“Politikanët duhet të shmangin retorikën populiste. Veçanërisht qasjet ndaj grupeve të caktuara në shoqëri për të mbuluar disa probleme sociale thellojnë më tej problemet aktuale që përjetojnë muslimanët. Për këtë arsye, pritshmëria jonë është që edhe politikanët, por edhe institucionet e medias janë më të devotshëm”, ka theksuar Adam

“Muslimanët nuk shihen si pjesë e shoqërisë”

Duke vënë në dukje se në shumicën e rasteve muslimanët që kanë lindur dhe janë rritur në Austri nuk shihen si pjesë e shoqërisë, Adam ka theksuar se kryesisht në sulmet me shkrime dhe verbale ndaj tyre përdoren shprehjet e tilla si “terrorist”, “beduinë”, “kthehuni tek vendi nga ku keni ardhur”, “islamistë të pistë”, “muslimanët jashtë”.

Ndërsa, Ümmü Selime Türe, një tjetër përfaqësuese e institucionit, ka deklaruar po zbatojnë programe arsimore të ndryshme për viktimat që janë përballur me këto sulme.

“Ne veçanërisht informojmë se si duhet të veprojnë dhe cilat hapa ligjore duhet të ndërmarrin personat që janë përballur me diskriminim institucional”, bëri të ditur Türe.

Duke përmendur mënyra të ndryshme të sulmeve raciste, Türe ka nënvizuar se gratë muslimane janë grupi që përballen më së shumti me këto sulme, për shkak të preferencës së veshjes së tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit