-2.8 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Australia premton 162 milionë $ ndihma për refugjatët sirianë në Jordani

Më të lexuarat

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, paralajmëroi të mërkurën 220 milionë dollarë ndihma për refugjatët sirianë që janë strehuar në Jordani gjatë vizitës së mbretit të Jordanisë, Abdullah II në Canberra.

 

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, njoftoi të mërkurën se Australia do të sigurojë 220 milionë dollarë australian (162 milion dollarë amerikan) ndihmë për krizën siriane, gjatë një vizite të Mbretit jordanez, Abdullah II në Kanberrë.

“Ne do të ndajmë 220 milionë (dollarë australian) gjatë tre viteve për krizën siriane, përveç 213 milionë dollarëve australian, të dhëna në ndihma humanitare që nga viti 2011”, tha Turnbull në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ai tha se ministrat e qeverisë që ai drejton do të “riafirmojnë partneritetin tonë të ngushtë dhe ofrimin e ndihmës humanitare për popullin e Irakut dhe Sirisë, ku për shumicën e të cilëve është kujdesur Jordania me mikpritjen e saj bujare për qindra e mijëra refugjatë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit