1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Australia nis sulmet ajrore në Siri

Më të lexuarat

Qeveria e Australisë ka konfirmuar se ka nisur sulmet ajrore në territorin Sirian ndaj objektivave të Shtetit Islamik.

Prej rreth 12 muajsh Australia është pjesë e koalicionit ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kryer sulmet të vazhdueshme në Irak, ndërsa që prej së hënës avionët australianë kanë kryer sulme edhe në Siri, kjo është konfirmuar edhe nga zyrtarë amerikanë.

Teksa njoftoi një javë më parë se Australia do të pranojë 12 mijë refugjatë sirianë, ish-kryeministri Tony Abbott tha se Australia do të vazhdojë veprimet ushtarake në Irak dhe në Siri pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Sipas një deklaratë të fundit të lëshuar nga Komanda Qendrore amerikane, në sulmet e fundit ajrore në territorin e Irakut dhe në Siri kanë marrë pjesë edhe Britania, Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Franca.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit