Janë gjetur rrënojat e anijes së mallrave që u fundos pasi u godit nga një stuhi teksa transportonte çelik në Australi në vitin 1969, ku humbën jetën 21 nga 26 anëtarët e ekuipazhit
Janë gjetur rrënojat e anijes së mallrave që u fundos pasi u godit nga një stuhi teksa transportonte çelik në Australi në vitin 1969, ku humbën jetën 21 nga 26 anëtarët e ekuipazhit, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit në median australiane, rrënojat e anijes “MV Noongah”, e cila u fundos më 25 gusht 1969, u gjetën në një thellësi prej 170 metrash.
Vendndodhja e rrënojave u përcaktua duke përdorur hartën e detit me rezolucion të lartë dhe video imazhe.
Në atë kohë, një nga “përpjekjet më të mëdha të kërkimit dhe shpëtimit në det” në historinë australiane u zhvillua për anijen e mallrave “MV Noongah”, e cila kishte një ekuipazh prej 26 personash dhe u fundos në ujërat e bregdetit të Uellsit të Ri Jugor (New South Wales) pasi u godit nga një stuhi.
Menjëherë pas fundosjes së anijes, 5 persona nga ekuipazhi u shpëtuan ndërsa 21 të tjerë humbën jetën.
/AA/