Austin dhe Gallant diskutuan hapat e ndërmarrë nga Pentagoni për forcimin e mbrojtjes së forcave të SHBA-së, mbështetjen për mbrojtjen e Izraelit, parandalimin e tensionit dhe uljen e përmasave më të gjera të tij në rajon
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, theksoi se ofron mbështetje të fuqishme ndaj një marrëveshjeje për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate me shkrim nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), Austin zhvilloi një bisedë telefonike me Gallant.
Në bisedë Austin përsëriti “mbështetjen e SHBA-së për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e tij të vetëmbrojtjes kundër kërcënimeve”.
Austin dhe Gallant diskutuan hapat e ndërmarrë nga Pentagoni për forcimin e mbrojtjes së forcave të SHBA-së, mbështetjen për mbrojtjen e Izraelit, parandalimin e tensionit dhe uljen e përmasave më të gjera të tij në rajon.
Gjithashtu Austin theksoi se ofron mbështetje të fuqishme ndaj një marrëveshjeje për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza.
/AA/