2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës”, zbardhet dëshmia rrënqethëse e Blerta Josifit

Më të lexuarat

Është zbardhur së fundmi dëshmia e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar e tragjedisë që ndodhi në Kombinat. Nëna e saj, Zhaneta dhe motra, 30 vjeçarja Anisa Josifi, janë vetëflijuar me besimin se do të ‘ringjalleshin’. Në dëshminë e saj, Blerta ka rrëfyer se motrës i bënin të gjitha ritualet që lexonin në Bibël dhe besonin tek rikthimi i saj. Mësohet se ‘procedurat’ për mumifikimin e Anisës, nënë e bijë i kanë shënuar në një fletore, ku kjo e fundit ka përfunduar në polici.

“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnim ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta. Blerta zbulon në dëshminë e saj se Anisa, ka vdekur 16 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019.

 

Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti. “Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti” mësohet të ketë thënë vajza. Ajo ka zbuluar se motra e saj kishte 52 ditë pa ngrënë dhe pikërisht kjo dyshohet t’i ketë sjellë edhe vdekjen. “Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Nuk i treguam askujt. ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej”. ka thënë ndër të tjera Blerta Josifi.

 

Më tej, Blerta ka treguar se fillimisht ishin bërë pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait” dhe më pas tek u ishin bashkuar Kishës Ungjëllore në Tiranë. Ndërkohë edhe pse kanë kaluar ditë nga zbulimi i tyre, 34-vjeçarja ndodhet ende në spitalin Psikiatrik, ndërkohë që është e akuzuar për “moskallzim krimi”, pasi ajo dhe nëna e saj fshehën trupin e pajetë të së motrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit