Atletit palestinez që iu mohua më parë hyrja në SHBA për një garë, këtë muaj ka pranuar një ftesë nga Turqia për të marrë pjesë në maratonën e Stambollit
ANKARA (AA) – Atletit palestinez që iu mohua më parë hyrja në SHBA për një garë, këtë muaj ka pranuar një ftesë nga Turqia për të marrë pjesë në maratonën e Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mohammad al-Qadi, i cili ka marrë pjesë në nëntë maratona ndërkombëtare gjatë 19 muajve të fundit, kohët e fundit nuk ishte në gjendje të zhvillonte maratonin e 8 tetorit të Çikagos, sepse iu mohua hyrja nga autoritetet e SHBA-ve.
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ndërhyri dhe lëshoi një ftesë për atletin palestinez i cili do të vrapojë në Maratonën e Stambollit më 12 nëntor.
“Eja dhe vrapo në Turqi. Ngrini flamurin palestinez. Kënaqu me bukurinë e peizazhit turk. Jini mysafiri ynë”, shkroi Kalın në llogarinë e tij në Twitter.
Qadi u përgjigj duke falënderuar Kalın-in dhe duke thënë se do të vraponte në maratonën me flamurin palestinez dhe turk.
Maratona e Stambollit është shtegu i vetëm në botë ku njerëzit mund të kalojnë nga Azia në Evropë. Maratona është një ngjarje ndërkombëtare atletike që organizohet çdo vit në Stamboll që nga viti 1979.