2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

ATK-ja inkasoi mbi 60 milionë euro më shumë të hyra se vitin e kaluar

Më të lexuarat

ATK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe të vitit, të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 372.7 milionë euro.

“Në periudhën janar – maj të këtij viti të realizojmë, por edhe të tejkalojmë pritshmeritë, ku të hyrat e grumbulluara janë 372.7 milion euro, ku nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kemi rritje mbi 60 milionë euro më shumë apo 19.2%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij institucioni taksambledhës, mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të adaptohet dhe të reagojë.

“Pikërisht në kuadër të kësaj, plani të të hyrave fokusohet në qëllimet strategjike si: përmirësimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor për ta kuptuar shkallën e mos përmbushjes dhe për t’i përcaktuar strategjitë prioritare për të adresuar humbjen e të hyrave nga evazioni fiskal. Po ashtu, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mos – përmbushës”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit