2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Athinë, Alexis Tsipras bën betimin si kryeministër i Greqisë

Më të lexuarat

 Lideri i partisë së majtë radikale greke SYRIZA, Alexis Tsipras, u betua sot si kryeministër i ri i Greqisë.

 

40 vjeçari Tsipras u betua në ceremoninë para presidentit grek, Karolos Papoulias në pallatin presidencial në Athinë dhe kështu u bë kryeministri më i ri në historinë e këtij vendi. I veshur me këmishë pa kravatë, Tripras ka thënë se “gjithmonë do t’ju shërbej interesave të vendit të tij”, duke shtuar se do të respektojë Kushtetutën dhe do t’i shërbejë popullit grek. 

 

Ceremonia e betimit është mbajtur disa orë pasi Partia e Djathtë, Grekët e Pavarur ka arritur marrëveshje për koalicion me fituesit e zgjedhjeve parlamentare greke. Kreu i Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos ka thënë se partia e tij do të mbështesë Qeverinë e Tsiprasit në parlament gjatë votëbesimit. 

 

Kryeministri i sapozgjedhur pas shpalljes së fitores ka deklaruar se: “Greqia ka hapur një kapitull të ri, duke lënë pas vetes masat shtrënguese që sollën katastrofë, autoritarizëm dhe pesë vjet të dhimbjes”.

 

Zgjedhjet në Greqi shënuan një rritje të lartë politike të kryeministrit i cili ka lindur më 28 qershor 1974 në Athinë, katër ditë pasi regjimi shtatëvjeçar ushtarak në këtë vend dështoi. 

 

Në fund të viteve 80′, Tsipras i është bashkuar Partisë së rinisë komuniste të Greqisë. Në fillim të vitit 90′ ishte lider i lëvizjeve studentore, ndërsa në periudhën 1995 – 1997 ai ishte përfaqësues i Këshillit të Unionit Kombëtar të studentëve në Greqi.

 

Në periudhën 1999-2003 ishte sekretar i partisë së majtë Synaspismos, ndërsa në vitin 2008 u zgjodh për lider të kësaj partie. Tsipras është zgjedhur për anëtar të parlamentit në vitin 2009, ndërsa katër vite më pas u bë president i partisë SYRIZA pas shpërbërjes së Synaspismos. Tsipras me profesion është inxhinier ndërtimi. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë./aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit