2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Athinë, 9 turqit e arrestuar do të bënin sulm terrorist gjatë vizitës së Erdogan

Më të lexuarat

Policia greke ka publikuar prova materiale që u gjetën në banesat e nëntë shtetasve turq që u arrestuan para pak ditësh në Athinë.

Ata akuzohen si pjesëmarrës të organizatës së ekstremit të majtë DHKP-C (Fronti i Partisë Revolucionare Çlirimtare). Sipas Ankarasë zyrtare, kjo organizatë mban përgjegjësinë për vrasjen e dhjetra ushtarakëve dhe më shumë se 80 civilëve gjatë katër dekadave të veprimtarisë.

Publikimi i provave materiale u bë 24 orë pasi autoritetet greke kishin publikuar edhe gjeneralitetet dhe fotografitë e të arrestuarve, bashkë me dokumente identiteti të falsifikuara.

Ndërmjet provave bien në sy sende si sahate, telefona celularë, detonatorë dhe substanca kimike që përdoren për prodhimin e lëndëve eksplozive.

Shërbimi antiterror grek po heton nëse të arrestuarit planizonin kryerjen e ndonjë sulmi me bomba në Greqi, si dhe të evidentojnë se cili mund të ishte objekti i këtyre sulmeve.

Që në momentin e arrestimit të tyre, në fillim të javës, u hodh dyshimi se ata po përgatitnin një goditje gjatë kohës që në Greqi do të ndodhej presidenti turk Recep Taypp Erdogan.

Ndonëse kjo vizitë ishte paralajmëruar që prej një muaji, data e mbërritjes së presidentit turk u njoftua vetëm mbrëmjen e të premtes.

Recpe Taypp Ergdogan do të mbërrijë në Athinë më 7 dhjetor, pas ftesës së homologut grek, Prokopis Pavlopoulos.

Presidenti turk do të takohet në Athinë me gjithë udhëheqjen e vendit. Një ditë më vonë ai do të shkojë në zonën e Trakës, ku jeton një popullatë e rëndësishme turqishtfolëse, që Ankaraja e konsideron si minoritet etnik turk, por Athina vetëm si minoritet fetar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit