0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Athina: Nuk do t’i paguajmë këstin FMN-së, japim rrogat dhe pensionet

Më të lexuarat

Athina nuk do të rimbursojë këstin prej 300 milionë eurosh për FMN-në më 5 qershor, siç kishte paralajmëruar disa ditë më parë. Lajmi është bërë i ditur nga Nikos Filis, zëdhënës i grupit parlamentar të Syriza, partisë së Kryeministrit Aleksis Tsipras për rrjetin privat Ant 1.
 
“Nuk ka fonde për të rimbursuar huan e madhe të FMN-së”,- ka precizuar Filis, duke siguruar se qeveria do të vijojë të paguajë rrogat dhe pensionet. “Ne nuk do t’ju japim paratë kreditorëve”,- ka thënë ai.
 
“Broxhi grek do të ristrukturohet”. Sipas Filis, negociatorët janë duke krijuar teza të ndryshme për të rënë dakord. “Ky është momenti i së vërtetës”,- ka thënë ai, duke shtuar se asnjë shtet tjetër nuk është në gjendje të paguajë borxhet e tij dhe se lind nevoja për të diskutuar për një ristrukturim të borxhit grek.
 
Moodys: Rrezikojnë të ngrijnë depozitat bankare – Nga ana tjetër, Moodys ka dhënë alarmin se ‘prespektivat për bankat greke janë negative e reflektojnë krizën e likuiditetit’. Sipas kësaj agjencie, me shumë mundësi pritet rritja e tensioneve gjatë 12-18 muajve të ardhshëm. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit